Lindita Nikolla

Kryekuvendarja, Lindita Nikolla bëri të ditur se në Shqipëri 70 për qind e qeveritarëve dhe 30 për qind e deputetëve janë gra

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla është cituar të ketë deklaruar  se populli i Kosovës për shkak të së kaluarës,  meriton paqe dhe siguri. Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ajo tha se lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e grave është çështje për preokupim, pasi  mbrojtja e grave dhe vajzave, integriteti dhe siguria e tyre janë pjesë e sigurisë së përgjithshme në shoqëri. Kryekuvendarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla ka veçuar me këtë raste se në Shqipëri 70 për qind e qeveritarëve  dhe 30 për qind e deputetëve janë gra, por as  kjo nuk është e mjaftueshme. Lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e grave dhe vajzave kërkon më shumë përkushtim, përtej zgjidhjes teknike të çështjes siç pretendohet zakonisht. Ka saktësuar, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …