Kryeministrat, Edi Rama, Albin Kurti e Ana Bërnabiq në darkë të përbashkët me lider të Ballkanit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski ka publikuar një foto të darkës së përbashkët të liderëve të shteteve të Ballkanit. Në këtë foto shihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq dhe lider tjerë të shteteve të Ballkanit. ”Faleminderit kolegut tim Robert Golob për mundësinë për të zhvilluar një bisedë të hapur gjatë darkës së punës në prag të @BledStratForum. Kjo ishte një mundësi për të konfirmuar edhe një herë rëndësinë e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si për rajonin ashtu edhe për BE-në” ka shkruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut,  Dimitar Kovačevski.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …