Kryeministri, Albin Kurti ka kërkuar nga ministrja gjermane, Anna Lührmann që të mos ketë kushte shtesë për liberalizim

Kryeministri, Albin Kurti ka pritur në takim, ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann. Gjatë bisedës së zhvilluar, ai kërkoi nga ministrja gjermane që të mos ketë kushte shtesë për Kosovën për liberalizimin e vizave. Kryeministri, Albin Kurti e njoftoi ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann për performancën ekonomike dhe demokratike të Kosovës në 18 muajt e fundit. Në takimin e zhvilluar, u fol për energjinë si çështje me shqetësim për të gjithë kontinentin e Evropës. “Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet që u kanë takuar, udhërrëfyesit për energji të dakorduar në Bruksel, me qëllim të ballafaqimit me sukses këtë dimër.​

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …