Brickos

Kryeministri Albin Kurti, ka mbështetur miratimin e nismës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti, ka mbështetur miratimin e  nismës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka shkruar se  anëtarësimi i Kosovës në KE do të jetë  vlerë e shtuar për këtë organizatë. Në mbledhjen e Qeverisë miratuam nismën për anëtarësim në  këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami tha se mund ta këshillojë kryeministrin, Albin Kurti lidhur me Asociacionin

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami tha se mund ta këshillojë kryeministrin, Albin Kurti …