Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka shfaqur bindjen e tij se përpjekja e Serbisë për destabilizim e Kosovës do të dështojë

Duke folur për situatën në pjesën veriore të vendit, kryeministri, Albin Kurti ka shfaqur bindjen e tij se përpjekja e Serbisë për destabilizim e Kosovës do të dështon. “Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE. Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti. Ai ka shtuar më tutje se është në kontakt edhe me akterë të tjerë të sigurisë, duke përfshirë KFOR-in. Kryeministri, Albin Kurti ka ftuar edhe njëherë qytetarët serbë të Kosovës, të mos i lëshojë vendet e punës dhe ka theksuar se serbët e Kosovës kanë nga Beogradi dhe jo nga ne.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …