Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, po qëndron në Munih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Kryeministri,  Albin Kurti,  po qëndron në Munih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Gjatë orëve të para të qëndrimit në konferencë, Kurti ka zhvilluar një takim me komisionarin e BE-së për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn, nga i cili ka kërkuar më shumë fonde për Kosovën. “Integrimi në BE ka të bëjë me reforma të lidhura me vlerat e BE-së. Me treguesit e mirë ekonomikë dhe me performancën e mirë në sundim të ligjit, ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova Johannes Hahnit, komisionarit për Buxhet dhe Administratë, për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, shkroi Kurti pas takimit me zyrtarin e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …