Kryeministri, Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, sërish iu ka bërë thirrje serbëve që t’i konvertojnë targat e automjeteve të tyre

Kryeministri Albin Kurti e ka filluar mbledhjen e sotme të Qeverisë duke iu bërë sërish thirrje serbëve që t’i konvertojnë targat e automjeteve të tyre në RKS, pasi Ministria e Punëve të Brendshme i ka dhënë sqarimet për procedurat dhe lehtësitë lidhur me këtë çështje. Kurti tregoi për përfitimet e qytetarëve serbë nga konvertimi i targave të automjeteve të tyre. Konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në ato RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë Republikën tonë”, tha Kurti. Ai përmendi favoret e veçanta për serbët si  lirimin nga taksat dhe tarifat, të cilat në vlerë totale kapin shifrën prej rreth 5 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Uk Lushi apelon te liderët e Kosovës për trajtim dinjitoz të krerëve të UÇK-së

Aktivisti kosovar në SHBA, Uk Lushi, ka folur për keqtrajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në …