Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Në përputhje me mandatin e OKB-së, KFOR-it është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për situatën në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit në veri, ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Ai në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” ka thënë se pak ditë më parë ka zhvilluar biseda me udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Stoltenbergu. “Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni ynë është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha ai. NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat. Kjo është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …