Kryeministri, Hoti, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Merkel, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri, Avdullah Hoti, e ka pranuar se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta zgjedhur kryetarin e vendit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka pranuar se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit. Sipas tij të gjitha partitë politike duhet të ulen bashkë dhe të arrihet një marrëveshje përtej koalicionit qeverisës. “Tash jemi para një situate të re, ku presidenti ka dhënë dorëheqje. Besoj se është periudhë e ndjeshme, pasi ai sapo ka dhënë dorëheqje. Tash kanë filluar proceset në Dhomat e Specializuara, prandaj në një moment të duhur kohor do të ulemi dhe do të shohim nëse do të mund të arrijmë konsensusin e nevojshëm për ta tejkaluar këtë situatë. Në aspektin kushtetues është më se e qartë”, ka deklaruar Hoti. E për atë se si do të duket një marrëveshje e tillë, Hoti thotë se është herët që të flitet. Është e qartë se me votat që i ka ky koalicion qeverisës, nuk mund ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, prandaj duhet një marrëveshje përtej këtij koalicioni qeverisës. Se si do të duket kjo marrëveshje, është shumë herët të flitet sepse nuk jemi ende duke diskutuar”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

FSK në konferencën e NATO-s ICC 2026 në Gjermani – Ilir Rama mes liderëve të lartë të nënoficerëve

Rreshteri major i Forcës së Sigurisë së Kosovës Forca e Sigurisë së Kosovës, OR9 Ilir …