Hoti

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka diskutuar për fillimin e Vitit të ri Shkollor me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se me zëvendëskryeministrat dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, është diskutuar për fillimin e vitit shkollor. Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat  dhe Këshillin e Prindërve, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtatori. Hoti  ka thënë se komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre. “Po ashtu mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv. Po zhvillohen protokollet e caktuara. Do të ketë një fushë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse. Po ashtu Hoti ka thënë se mësimdhënësit po trajnohen për mësimin online dhe po punohet edhe për listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen. Sipas Hotit, Inspektorati i Arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …