Avdullah Hoti

Kryeministri, Avdullah Hoti: Sot, mblidhet Komiteti Anti-COVID-19 për të rishikuar masat që aktualisht janë në fuqi

Sot, Komiteti Anti-COVID-19 do të mblidhet sërish për të rishikuar masat që aktualisht janë në fuqi. Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në rrjetin social nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se vendimi është marrë pas takimit të sotëm që ka pasur me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, ministrin Armend Zemaj, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj si dhe përfaqësues të SBASHK-ut. Po ashtu sot do të mirret vendimi edhe për pushimin pranveror. “Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19. Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19”, thuhet në shkrimin e Hotit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …