Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaron se ata që do të përpiqen të pengojnë zgjedhjet janë duke luajtur me zjarrin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në fushatën e Rilindjes dha një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha, që të mos përpiqen të pengojnë zgjedhjet pasi janë duke luajtur me zjarrin. Por jo vetëm kaq, ai tha se çdo shqiptar që do vendosë të shkelë ligjin dhe Kushtetutën jo vetëm do dënohet ashtu siç ligji parashikon, por edhe do ju ndalohet hyrja në SHBA apo BE. “Nuk duam të shohim askënd prapa hekurave për shkak të një plaku të marrë, ndaj do ju dalim borxhit gjatë gjithë këtyre ditëve, do ju tregojmë me durim ku janë kufijtë e ligjit, do ju tregojmë çfarë thuhet në kod. Do jemi të vërtetë dhe do ju themi sa keq përfundon një njeri që dhunon të drejtën zgjedhore. Shkon deri aty sa i pengon vetes dhe familjes lirinë për lëvizje në SHBA, po ashtu edhe të hyrjes në BE. Unë kam bindjen se 30 qershori do jetë një ditë ku shumë prej atyre që i dalin atyre në krahë s’do pranojnë t’ju binden”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …