Brickos

Kryeministri Edi Rama ka premtuar sërish sot rritje rrogash për infermierët dhe mjekët në të gjithë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka premtuar sërish sot rritje rrogash për infermierët dhe mjekët në të gjithë Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, sot  sërish  ka premtuar rritje rrogash për infermierët dhe mjekët në tërë Shqipërinë. Gjatë fjalimit të tij në inaugurimin e Spitalit të Ri në Laç, Rama ka thënë se pavarësisht vështirësisë, qeveria do të vazhdojë të rrisë rrogat për punonjësit shëndetësorë. Gjithashtu, Rama ka thënë se shpreson që së shpejti qeveria të rrisë pensionet. Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe një herë për ju, do vijojmë t’i rrisim sërish përtej vështirësive që kemi, sepse është e rëndësishme që në këtë fazë kritike, të vijojmë të mbështesim. Rrogat do vazhdojnë të rriten për të gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor dhe shpresoj që së shpejti të kemi lajm të mirë për pensionistët, edhe pse gjithmonë ndaj tyre do të jemi në borxh”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Hillary Clinton: Kosova ka shënuar përparim me rëndësi drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një videoje  iu drejtua Forumit për Gratë, Paqen …