Kryeministri Haradinaj: Edhe kur bëhet liberalizimi i vizave nuk duhet të largohemi nga Kosova

Kryeministri Haradinaj: Edhe kur bëhet liberalizimi i vizave nuk duhet të largohemi nga Kosova

Në bashkëbisedimin me të rinj të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, mori pjesë edhe kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj. Ai deklaroi se Kosova shpejt do të jetë pjesë e familjes evropiane. Kryeministri ka thënë se edhe kur të bëhet liberalizimi i vizave ne nuk duhet që të largogemi nga vendi ynë.

“Raporti i progresit është konfirmim që Kosova është në hartë, jemi më të vonuar por jo të pabarabartë. Ne jemi në një etapë që kanë kaluar edhe vendet e tjera. Edhe ata kanë kaluar rrugës tonë. Dua të falënderoj edhe institucionet e BE-së, sepse kanë treguar më shumë ndihmë për ne Krejt kjo është njëfarë lige në të cilën Kosova duhet të kualifikohet në të. Të rinjtë duhet të dinë që ne do t’i takojmë një familje më të madhe, do të na prishet rehatia. Këtë vit do ta marrim lajmin e merituar për liberalizim, mirëpo nuk duhet të shkoj gjatë edhe statusi i kandidatit. Ne nuk guxojmë të shkojmë në asnjë drejtim që nuk respektohen të drejtat gjinore. Edhe kur  të vjen liberalizimi, prapë nuk duhet të ikim nga Kosova” ka theksuar ndër të tjera Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …