Ministri Reçica udhëton në Kuvajt

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka udhëtuar për në shtetin e Kuvajtit, me ftesë të homologes së tij, ministres së Çështjeve Sociale dhe të Punës, Hind Sabeeh Barak Al-Sabeeh. Ministri Reçica do të zhvillojë takime me përfaqësues institucional të Kuvajtit, si dhe përfaqësues që merren me punësim, mirëqenie sociale, mbrojtje të fëmijëve dhe grupeve të cenueshme. Vizita zyrtare në Kuvajt ka për qëllim thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kuvajtit, posaçërisht në fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet marrëveshja për grantin e performancës

Me grantin e performancës të nënshkruar sot ndërmjet Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit …