Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj i është përgjigjur, siç e ka quajtur ai “komandantit të ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të

Kryeministri Haradinaj format e presionit ndërkombëtar për pezullimin e taksës ndaj Serbisë, i cilëson si mesjetare

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj format e presionit që partnerët strategjikë të Kosovës janë duke i bërë, me synimin që Qeveria ta pezullojë taksën ndaj importeve të Serbisë i ka kualifikuar si mesjetar. Ai ka thënë se nuk do të sprapset nga qëndrimi për ta mbajtur taksën në fuqi.  Sipas kreut të Qeverisë, pezullimi i vendimit për taksën është kërkuar edhe në takimin që një ditë më parë ka pasur me Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, këshilltarë politikë të kancelares gjermane Angela Merkel. Po kështu, edhe në takimin e fundjavës me nënsekretarin amerikan për Çështje Politike, David Hale. E njëjta pret t’i kërkohet edhe nga drejtori i përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i cili ka mbërritur të martën në Kosovë. “Pozicioni i Berlinit është shumë i qartë: ‘Dialogu është i rëndësishëm. Duhet të vazhdojë. Taksa është pengesë. Hiqeni taksën’. Pra, ky është pozicioni i tyre. Kështu është pozicioni edhe i Londrës dhe i të tjerëve”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …