leoni

Kryeministri Haradinaj, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Kryeministri Haradinaj, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari, Avni Ajdini. Kryeministri Haradinaj tha se do të jenë në dialog të vazhdueshëm me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do të ketë komunikim të hapur ndërmjet dy institucioneve dhe kërkesat e BSPK-së do të trajtohen me kujdesin maksimal, gjithnjë konform kapaciteteve buxhetore dhe mundësive që kanë institucionet. Qeveria e Kosovës nëpërmejt një komunikate thotë se është e përkushtuar që të jetë në funksion të të drejtave të gjithë punëtorëve dhe sindikalistëve të BSPK-së. Përfaqësuesit e BSPK-së shprehën përkushtimin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, duke shprehur kërkesat për përmirësim të vazhdueshëm të kushteve për të gjithë punëtorët.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej …