Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme në partinë që e drejton

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se pas një viti të suksesshëm që kjo parti ka pasur në zgjedhjet e vitit të kaluar, tashmë ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme në të gjitha nivelet e partisë. Ai shkruan:  E kemi nisur një vit të ri me Aleancën, me të gjithë njerëzit e saj të mirë e të devotshëm, për vendin dhe të ardhmen e tij. Aleanca ka dalë një subjekt i fuqishëm politik nga dy palë zgjedhje në Kosovë. Aleanca po bëhet e fortë dhe zëri i fuqishëm i qytetarit të Kosovës. Deri këtu, kemi arritur bashkë me strukturat, aktivistët dhe simpatizantët, të cilët kanë qenë forca shtytëse e AAK-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe do të rrugëtojmë sërish bashkë duke e ndërtuar çdo ditë vendin tonë. Në këtë shënim të nismës së vitit të ri, kam shpallur edhe zgjedhjet e përgjithshme, në të gjitha nivelet e partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …