Kryeministri, Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e vendeve të Quintit

Kryeministri, Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e vendeve të Quintit

Kryeministri, Haradinaj, ka pritur në takim të ngarkuarën me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend. Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka njoftuar ambasadorët e Quintit rreth zhvillimeve të fundit politike dhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë veprim pas pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën Kosovës. Po ashtu, kryeministri Haradinaj, i ka siguruar ambasadorët e Quintit se situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar ta ruaj rendin dhe qetësinë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke demantuar dezinformatat e medieve të Serbisë  për të ashtuquajturën krizë humanitare në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …