leoni

Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim shefin e OSBE-së, Jan Braathu dhe atë të BE-së, Natalyia Apostolova

Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim shefin e OSBE-së, Jan Braathu dhe atë të BE-së, Natalyia Apostolova

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim shefin e OSBE-së, Jan Braathu dhe shefen e BE-së, Natalyia Apostolova. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, teksa është njoftuar se temë diskutimi kanë qenë edhe proceset zhvillimore në vend, në theks të veçantë reformën zgjedhore. Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka falënderuar institucionet e Bashkimit Evropian për rolin e tyre dhe ndihmën që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në procesin e reformave të përgjithshme në Kosovë, në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen e mëtejme për procesin e reformës zgjedhore, përmes së cilës do të garantohej një gjithëpërfshirje politike dhe përfaqësim adekuat gjinor dhe etnik. Duke theksuar orientimin euroatlantik të Kosovës, kryeministri Haradinaj vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe është duke punuar me përkushtim në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane dhe përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …