Edi Rama e uron Kosovën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të përfunduara me sukses

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur lidhur me shtimin e përpjekjeve të Rusisë për rritjen e ndikimit në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me shtimin e përpjekjeve  të Rusisë për rritjen e influencës në Shqipëri. “Rusia nuk është një vend tifoz i BE, i zgjerimit të BE dhe natyrshëm nuk mund të ketë miratim  për ecurinë e asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk është sekret, kjo dihet. Ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare me kryefjalë bashkimin në familjen e BE. Sa herë që kjo axhendë cënohet, aq herë kush nuk është tifoz i BE dhe integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, pa dyshim që shikon një oportunitet”, tha Rama gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili po qëndron për një vizitë në Tiranë.Të dhënat mbi përpjekjet e Moskës janë paraqitur këtë javë në një seancë me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Ai i njohu deputetët me raportin sekret analitik për vitin 2018.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës i hapi rrugë anëtarësimit në NATO dhe çliroi energjinë pozitive të Shkupit, për proceset euroatlantike. Ka ardhur koha që të përgatitemi për mbledhjen e dytë të përbashkët mes qeverive tona. Besoj se për këtë do të gjeni dakordësi brenda koalicionit” – tha Rama, në konferencën te Pallati i Brigadave. Zoran Zaev ka marrë shembullin e tij për t’i dhënë një mesazh të qartë opozitës shqiptare, e cila sipas tij në asnjë rast nuk duhet të cënojë të ardhmen integruese të vendit në Bashkimin Evropian. Janë thjesht 21 muaj më parë kur isha në opozitë, por nuk lejuam të japim përshtypjen para evropianëve se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në. Pa marrë parasysh a jemi opozitë a jo. Ne jemi miq të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe i dëshirojmë të mirat popullit shqiptar. Vijmë si miq dhe japim mesazhin paqësor që nëpërmjet dialogut të ketë zgjidhje”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …