Brickos

Limaj

Limaj: Të gjithë zyrtarët e huaj që vijnë në Kosovë kërkojnë në mënyrë diplomatike që të pezullohet taksa

Bashkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun, Fatmir Limaj ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi sot me zyrtarin e Qeverisë britanike, Richard Moore. Limaj në një konferencë për media tha se në takim u bisedua për përgatitjet për dialog, derisa ia ka shpjeguar edhe platformën e dialogut të përgatitur nga ekipi negociator. Tutje, ai ka bërë të ditur se në takim, zyrtari britanik ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të pezullojnë taksën 100% të vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. “Të gjithë zyrtarët që vijnë kërkojnë në mënyrë diplomatike të largohen pengesat dhe të vazhdohet dialogu, në këtë mënyrë të pezullohet taksa. Ne mundohemi që t’iu shpjegojmë që kushtëzimet nuk janë të mira në dialog. Qëndrimi i të gjithë miqve është që të gjendet rrugë për t’i dhënë mundësi dialogut dhe këtë vazhdimisht na e kanë thënë në Prishtinë e Bruksel”, ka theksuar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …