Kryeministri Haradinaj, ka pritur sot në takim studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare të Kosovës

Kryeministri Haradinaj, ka pritur sot në takim studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare të Kosovës

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë takim, Haradinaj ka thënë se Kosova është vlerë euroatlantike dhe partnere e dobishme në sfidat e rajonit.“Shteti i Kosovës është vlerë euroatlantike dhe partner i dobishëm në sfidat e rajonit. E drejta jonë duhet të njihet e plotë, si një demokraci e re, që aspiron të ketë vendin meritor në familjen e kombeve të lira. Në takim me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare të Kosovës, nga 26 shtete, pata kënaqësinë që të flas për shtetin tonë, këtë vend të sakrificave, që po shndërrohet në partner serioz për paqe e prosperitet”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …