Haradinaj: Dorëheqja ime dëshmoi se demokracia është stabile dhe se në kohë krizash, vendimmarrja i kthehet sovranit

Kryeministri Haradinaj ka udhëtuar në Paris për të kërkuar shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj, ka udhëtuar zyrtarisht për në Paris. Haradinaj me një shkrim ka bërë të ditur se ka udhëtuar për në Francë për të kërkuar shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.“Udhëtova për vizitë zyrtare në Paris, më të vetmin mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizimin e vizave.  Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të Shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë. Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …