Kryeministri Haradinaj, ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Kryeministri Haradinaj, ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Kryeministri  Haradinaj, ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, kryesuar nga drejtori, Gjeneral Ralf Hoffmann. Në këtë takim është biseduar për tranzicionin e FSK-së në Forca të Armatosura, për mbështetjen e paqes dhe sigurisë për të gjithë, për domosdoshmërinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin tonë të rregullt në forcimin e institucioneve të sigurisë. Duke theksuar kontributin e Kosovës në sigurinë rajonale dhe profesionalizmin e institucioneve të sigurisë, kryeministri Haradinaj ka theksuar përkushtimin që Kosova në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike. Drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritje, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …