Haradinaj: Nuk e kuptoj misionin e Baton Haxhiut për të na shpjeguar sa i mirë është ky, apo ai opsion

Kryeministri Haradinaj kërkon nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri që të përmbahet me deklaratat e tij

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë “duhet të hapet për qarkullim përgjithmonë dhe jo vetëm për një ditë”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ai i ka bërë thirrje kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri që të përmbahet me deklaratat e tij, pasi ky i fundit kishte deklaruar se shumë shpejt kjo urë do të hapet për qarkullim dhe se aty në ditën inauguruese do të performojë edhe një këngëtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, gjatë një konference për media, Haradinaj tha se ura duhet të hapet në të dyja anët dhe se nuk duhet të ndodhë situata “kur në jug ka ndonjë koncert e festohet”, kurse “në veri vendosen barrikada”. Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë ka vite që mbahet e mbyllur dhe si e tillë është parë edhe si simbol që po ndan në dysh qytetin e Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …