Kryeministri Haradinaj takon kryetarin slloven, Pahor: Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Slloveninë

Kryeministri Haradinaj takon kryetarin slloven, Pahor: Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Slloveninë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e Sllovenisë, Borut Pahor. Ai ka thënë së janë bërë dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën e Sllovenisë e cila ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj.

“Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën e Sllovenisë. Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj. Vizita e kryetarit, Borut Pahor, në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern”, ka shkruar kreu i Qeverisë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …