Kryeministri Haradinaj thotë se vonesa në krijimin e institucioneve të reja është minus për fituesin e zgjedhjeve

Kryeministri Haradinaj: Të çrrënjoset mentaliteti se dikush është i paprekshëm, askush nuk është mbi ligjin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe se Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse. Këto komente ai i bëri në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, ku fokus ishte roli i institucioneve të vendit në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit. “Askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse. Në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, në fokus ishte roli i institucioneve tona në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit. Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta. Të vetëdijshëm se kemi ende punë për të bërë për të dëshmuar sa duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor, në etapën para nesh sistemi i drejtësisë duhet të ketë synim parësor përfundimin me sukses të të gjitha rasteve të shënjestruara dhe të luftojë me efikasitet mosndëshkueshmërinë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …