Kryeministri Haradinaj thotë se për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë, janë shpenzuar vetëm 175 mijë euro

Kryeministri Haradinaj thotë se për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë, janë shpenzuar vetëm 175 mijë euro

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se është më mirë t’i jepet fjala qeverisë para se të nisë debati. Sa i përket fondit të ndarë nga rezervat shtetërore për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë, Haradinaj ka thënë se janë shpenzuar 175 mijë euro. “Kostoja e shpenzimeve është rreth 175 mijë euro parat janë nda ma shumë të gjitha tjerat kthehen në buxhet, unë kam kërkuar auditim për ta parë të vërtetën”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net. Ai ka thënë se në Kosovë ekziston një praktikë tashmë e vendosur që nga qeveritë paraprake për shpenzimin e rezervave shtetërore. “Në vitin 2016 kanë qenë mbi 8 milionë euro nga shpenzimet e parapara, në vitin2017 janë shpenzu mbi 6 milion, e fola këtë më iu raportu se është një praktikë paraprake e qeverive të kaluara”, ka theksuar kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …