Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Kryeministri Hoti beson se nesër në takimin me Serbinë në Bruksel do të flitet për njohje reciproke

Kryeministri, Avdullah Hoti ka shfaqur bindjen e tij se nesër në takimin me Serbinë në Bruksel do të flitet për njohje reciproke. “Bazuar në zotimet që i kemi dhënë në Samitin e Parisit më 10 korrik 2020, si dhe mbështetjen që kemi marrë nga Presidenti Makron dhe Kancelarja Merkel, të hënën në Bruksel e takojmë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura”, ka shkruar kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …