Fluks i madh pushuesit drejt Shqipërisë, radhë të gjata në pikë kalimin kufitar Morinë

Gjatë periudhës janar-gusht nga Kosova në Shqipëri kanë hyrë 1 milion turist

Mediet në Shqipëri njoftojnë se gjatë periudhës janar-gusht, nga Kosova në Shqipëri kanë hyrë 1 milion turist. Njohësit e turizmit dhe ekonomisë kanë thënë se kjo prurje e turistëve ka pasur efekt shumë pozitivë në ekonominë e Shqipërisë por krahasuar me periudhën e njejt të viteve paraprake është një ulje prej 50 për qind. Zvogëlim të jashtëzakonshëm të numrit të turistëve ka pasur edhe nga vendet tjera e kjo ka bërë që kapacitetet e hoteleve të operojnë vetëm me 50-60 për qind të kapaciteteve të tyre. Njohësit e turizmit dhe ekonomisë së Shqipërisë kanë theksuar se ndonëse ka pasur ulje të ndjeshme të numrit të turistëve për shkak të pandemisë, tursitët e ardhur nga Kosova por edhe nga viset tjera shqiptare, ia kanë dal që të paktën të siguojnë mbijetesë për sektorin e hotelerisë së Shqipërisë për këtë sezonë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …