Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar strategjinë për “Sigurinë e Kosovës”

Hoti e prezanton sot platformën e tij për dialogun në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të prezentojë sot platformën e tij për dialogun. Kjo do të bëhet  në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Sipas njoftimit që e ka lëshuar kryeministrit, prezantimi do të bëhet në orën 13:30. Vlen të ceket se dje Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka përmbledhur në një botim të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë-Serbi. Para se të dalin në formë të printuar, ASHAK e ka nxjerrë tashmë botimin në ueb-in zyrtar, në të cilin mund të kenë qasja të gjithë të interesuarit. ASHAK insiston se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i hapur dhe transparent, pasi adreson qartas përgjegjësinë individuale dhe institucionale të pjesëmarrësve të përfshirë në këtë proces, në përputhje me rëndësinë që ka ky dialog për të ardhmen e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …