Kryeministri i Italisë merr vendim për rikthimin e masave kufizues anti covid për 1 muaj

Gazeta e njohur italiane, |”Corriere Della Sera” njoftoi se kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka nënshkruar dekretin e ri, mbi mbylljen e Italisë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Në këtë draft të ri, përfshihen të gjithë rajonet e Italisë. Kështu lokalet dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. Qendrat tregtare do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavave dhe arsimi në distancë për shkollat ​​e mesme pritet të jetë së paku 75 përqind.  Me këtë ndryshim në të gjithë rajonet mësimi do të zgjasë me orë të plotë, ndryshe nga çfarë është bërë deri më tani. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë konfirmuar pozitiv me Covid mbi 19 mijë raste të reja dhe 123 persona kanë humbur jetën. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …