Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin franko-gjerman me të cilin ka biseduar për taksën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin franko-gjerman me të cilin ka biseduar për taksën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion franko-gjerman. Pjesë e këtij delegacioni janë këshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel, z Jan Hecker,  dhe ai i presidentit francez, Emmanuel Macron, z, Emmanuel Bonne. Mediet janë lejuar që të marrin vetëm pamje para këtij takimi, derisa është dhënë se nuk do të ketë deklarime për medie. Në takim është parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. Vizita e tyre në Prishtinë përkon me rritjen e presionit për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë. Kryeministri Kurti ka kërkuar që BE-ja ta luajë rolin e vet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini falënderon votuesit, kërkon korrektësi gjatë numërimit të votave

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, …