Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se nuk do ta kundërshtojë formimin e shumicës së re parlamentare

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se nuk ka asgjë kundër formimit të shumicës së re parlamentare dhe se në lidhje me nismën për mosbesimin e qeverisë së tij, do të respektojë çdo vendim legjitim të parlamentit malazez. Ai përsëriti se ishte i qetë në pritje të seancës së 19 gushtit, kur ishte caktuar votimi i mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi. “Nëse dikush ka menduar se ne do të zbatojmë politikat e të tjerëve, për hir të interesave të të tjerëve, ka gabuar”, tha Abazoviq, duke thënë se çështja më e rëndësishme në botë për dikë është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, komuna e Zetës, mbrojtja e kodrës së Goricës. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më 19 gusht, ndoshta do të shfaqet një iniciativë tjetër. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të, nëse asgjë nuk ndodh më 19. Sa për mua, jam plotësisht i relaksuar. Mendoj se kemi bërë shumë në gjatë 100 ditëve. Vendi duhet të ecë më tej drejt stabilitetit”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, paralajmëroi bashkëpunim me opozitën për të mbajtur zgjedhjet

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar bashkëpunim me opozitën për ta çuar …