Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se e mbështet një zgjidhje pozitive për problemin e Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se e mbështet një zgjidhje pozitive për problemin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se e mbështet një zgjidhje pozitive për problemin e Kosovës. “Njerëzit tanë janë shumë të afërt, ne vetëm duam të mira për Serbinë në mënyrë që të mund të bëjmë një përparim. Në këtë moment ne mbështesim zgjidhjen pozitive për problemin e Kosovës, zgjidhje e cila do të ishte në interesin e tyre dhe që do të garantojë prosperitet në rajon, integrim evropian dhe paqe “, theksoi Zaev. Ai shtoi se e kupton se negociatat janë të vështira, sepse ai ishte në të njëjtën pozitë pak muaj më parë. “Unë shpresoj se ata do të kthehen në dialog. Shpresoj se dialogu i brendshëm do të ndodhë edhe në shtetet fqinje “, tha Zaev.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …