Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i thërret mjekët e Kosovës që të shkojnë në Kukës për të marrë vaksinën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i thërret mjekët e Kosovës që të shkojnë në Kukës për të marrë vaksinën

Pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave të mbërritura në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve. Kujtojmë se vaksinimi për mësuesit nisi me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë në fundjavë. Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë i bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës të vijnë për të marrë vaksinën në Kukës në pamundësi, sikurse e parashikon kontrata e blerjes për të dërguar një sasi në Kosovë. Ndërkohë kompania AstraZeneca po përballet me bllokime të shumta nga vendet e BE-së por jo vetëm, për shkak të disa rasteve të mpiksje së gjakut tek të vaksinuarit. Nga ana e saj, kompania AstraZeneca njoftoi nëpërmjet një deklarate se nuk ka asnjë problem me vaksinën e saj përsa i takon rasteve të njoftuara për emboli dhe trombozë. Këtë e konfirmojnë edhe një sërë agjencish të shteteve evropiane si Aifa në Itali. Por Holanda vendosi ndërprerjen e procesit më të deri më 28 mars. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sigurinë e vaksinës AstraZeneca duke thënë se dozat në Shqipëri kanë ardhur nga Suedia dhe nuk i përkasin loteve që disa vende kanë bllokuar.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …