Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në kuadër të javës kulturore ndërkombëtare, e cila nisi sot me Francën

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka zhvilluar një komunikim për mediat, në kuadër të javës kulturore ndërkombëtare, e cila nis sot me Francën. Ai  tha se më këtë nismë të re synohet larmishmëria e kulturave të ndryshme. Gjithashtu Rama u shpreh se javët kulturore synohet të bëhen traditë në Itali dhe Francë. “Nismën e re të qeverisë “Shqipëria mirëpret botën”, në bashkëpunim me vende të tjera mike e kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore ndërkombëtare. Ne synojmë të jemi traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura të ndryshme, forma dhe shprehje nga më të larmishmet. Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh. Ky angazhim i përbashkët i bën më të përshtatshme për publikun e gjerë duke përfshirë jo vetëm aktivitete artistike, por edhe aktivitete që janë më popullore, në rrugë ose edhe drejtpërdrejt me kulturën e gatimit të vendeve të tjera”, tha kryeministri Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …