Brickos

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë është domosdoshmëri

Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama tha në Këshillin e Atlantikut se Shqipëria dhe rajoni nuk kanë qenë kurrë më mirë, përveç çështjeve të pazgjidhura në  mes të Kosovës dhe Serbisë. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen e autoriteteve të Kosovës, dhe duke pranuar në parim Asociacionin. Kryeministri i Kosovës ka dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi, apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes.  Në kontekstin më të gjerë, agresioni rus në Ukrainë, lufta mes Izraelit e Hamasit, efektet mund të jenë edhe më negative nëse nuk punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë rajonit tonë. Kjo situatë, që është përmirësuar shumë duhet ta trajtojë e ta zgjidhë këtë çështje mes Kosovës e Serbisë, në njohje të plotë të Kosovës, me paqen përfundimtare. Edi Rama tha se sulmi i 24shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte një shenjë shumë e fortë, dhe një këmbanë e mirëfilltë alarmi e potencialit që ka një çështje e tillë e pazgjidhur për t’u berë vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Përgjegjësia jo vetëm e personave të përfshirë, por  është edhe e Beogradit që nuk e dënoi, agresionin,por shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve. Edhe një herë po them se nuk bën të  biem pre e konfrontimeve, përshkallëzimeve, por t’i trefishojmë përpjekjet për paqe, saktësoi Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …