Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Presidencën e Kosovës është pritur nga kryetarja, Vjosa Osmani e më pas edhe nga Glauk Konjufca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar në Presidencën e Kosovës ku është pritur nga kryetarja  Vjosa Osmani.  Prania e  tij në Kosovë është në kuadër të vizitave  në vendet e Ballkanit, të cilin e nisi sot. Edi Rama pas Vjosa Osmanit u takua edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit. Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale. Në takim thuhet se ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …