Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama padit për shpifje kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

Lidhur me një deklaratë të papeshuar të Ramush  Haradinajt, i cili rrahu gjokse  se kishte parandaluar një plan “për grabitje të 10 miliardë eurosh” për ndarje të Kosovës, mes Edi Ramës, Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiqit, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama i cili ka paralajmëruar edhe padi penale për shpifje.  Por nga zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, s’kanë dhënë më shumë sqarime shtesë përveç asaj që ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se për këtë ai një ditë do të deklarohet vetë. Edi Rama që dikur e quajti gënjeshtar Haradinajn, tash thotë se ai po shpif, për çka edhe po e përgatitë padinë. “Për 10 miliardëshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të antishpifjes, dhe në Gjykatat e Kosovës, zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë. Ky lloj i politikanëve mashtron popullin në kohë fushatash me qëllim për të marrë ndonjë votë më shumë, ka thënë mes tjerash Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …