Brickos

Ruzhdi Jashari

Ruzhdi JASHARI: “DREJTESIA” PËR ASTRIT DEHARIN

I mallkuar eshte per jete e mote, ai qe mori jeten e Astritit!

Ndershmeria, etika, pergjegjesia, llogaridhenia, besimi e respektimi i te drejtave themelore te njeriut dhe dinjitetit te tij, ne institucionet e shtetit tone te drejtesise, jane permbysur keq.

Tashme pas raportit te eksperteve te pavarur zviceran te LLOZANES, ekspertiza profesionale, tregoi se, Astrititi ishte vrare. Tashme mund te flitet per nje “makineri” te organizuar qe shtrihet ne shum fusha te institucioneve te cilat kane pergjegjesi dhe duhet te japin llogari:

– Ministria e Drejtesise,

– Sistemi prokurorial,

– Sitemi korrektues,

– Sistemi shendetsor,

– Sistemi i informimit (publikimi i videvezhgimit kunderligjshen ne tv.Klan Kosova).

Vetem drejtesia e vendosur ne institucione, te shtetit eshte emeruas dhe percaktues i nje shteti qe mund ta ket besimin e masave popullore. Rojtare e demokracise, te drejtave e lirive te njeriut dhe dinjitetit te tij eshte DREJTESIA!

Kambengulesia e Avni Deharit, edhepse me dhembje e pikllim dhe zemer te lenduar, i shkoi rastit deri ne fund, me bindjen se Astriti ishte vrare ne hetusi, e jo i vetvrare, nxorri, lakuriq, ne shesh piramiden e kalbur dhe te kapur te drejtesise.

Avni Dehari kishte forcen dhe kurajon, qe te mos ndalet ne kerkim te drejtesise. Ne nje shoqeri demokratike te drejtat individuale, as nuk falen e as nuk guxojne te dhunohen prej askujt, por ato jane; te drejta, natyrore, qe lindin me lindjen e njeriut, jane te drejta per jete, te drejta politike, te drejta per pune, te drejta te besimit, te drejta rasore, te drejta per te ditur, te drejta per informim te drejte, te drejta per privatesi, te drejta kunder tortures, te drejta per drejtesi te barabart per te gjithe…! Dhe mund te themi se Kosova hapi nje kapitull te ri ne “sistemin e drejtesise”, mbi shpatullat e deshmorit te drejtesise ASTRIT DEHARIT dhe sakrificen e madhe te Familjes se AVNI DEHARIT! UROJME per dite te mira te kombit tone!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …