Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të takohet sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të takohet sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sipas njoftimit, takimi pritet ë nis në ora 17.30 në Bruksel. Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet mes tyre por ky takim realizohet pak kohë pas shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Presidenti Amerikan,  Joe Biden disa ditë më parë nxori një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin ish-vendet e Federatës Jugosllave dhe Shqipërinë, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …