Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, radhiti një mori faktesh të cilat bëjnë që vendi të përballet me rritje të çmimeve

Kryeministri i Shqipërisë, Eda Rama ka radhitur një mori faktesh që sipas tij bëjnë që vendi të përballet me rritje të madhe të çmimeve. Sipas tij, lufta në Ukrainë na gjeti dhe medoemos tashmë duhet të rezistojmë duke bërë secili sakrifica. Kërkesave për ulje të taksave për karburantet Rama iu përgjigj sërish negativisht duke theksuar se qeverisë tashmë i duhet të shpenzojë më shumë para për të siguruar energjinë elektrike me çmim shumë më të shtrenjtë, gjë që e bën të pamundur prekjen e taksave. Sipas tij, kjo gjë do të bënte që të ndërpriteshin edhe investimet, të cilat do të përktheheshin me më pak të punësuar dhe investime publike. “Ideja që hiqni taksat e naftës, është e lehtë për ta thënë, por llogaria bëhet me të gjithë. Nëse heqim taksat e naftës nuk kemi se çfarë të kompensojmë pjesën tjetër. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë. Kush goditet nga taksat e naftës? Goditën ata që kanë vetura. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë. Ne po subvencionojmë çmimin e biletës që të mos rritet çmimi. Goditen fermerët. Kjo është e vërtetë. Dhe prandaj kemi një fond që fermerët të marrin një sasi nafte që të mos kenë probleme. Kryeministri theksoi se qeveria do të vijojë të mos e rrisë çmimin për qytetarët dhe bizneset e vogla.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …