Kryeministri Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të shfuqizoj pezullimin e vendimit për rritjen e pagave

Kryeministri Haradinaj i ka dërguar FSK-në dhe Policinë në Brezovicë për t’u dalë në ndihmë nxënësve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se me të marr lajmin për autobusin që rrëshqiti në Brezovicë më nxënës në të, ka dërguar të gjitha mekanizmat e sigurisë së vendit që t’i dalin në ndihmë atyre.

“Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga të reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit. Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinē e Kosovës, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën. Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë”, ka shkruar Haradinaj nënjë postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …