Ramush Haradinaj: Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku është fajtor për 53 milionët që po ia japim “Bechtel-Enkës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Jam i 69-ti në renditjen e pagave në vend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në listën e renditjes së nivelit të pagave në vend është i 69-ti. “Kryeministri juaj është në vendin e 69-të. Janë 60 zyrtarë tjerë që marrin pagë më të lartë se kryeministri. Në bazë të rangut të përgjegjësisë, kryeministri, ministrat, kryetari i Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor s’mund të jenë në vendin e 69-të. Por mosguximi për t’u përballur me disa situata tregon gjendjen e vendit”, ka thënë Haradinaj gjatë interpelancës parlamentare për rritjen e pagave . Ai ka thënë se vendimi për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar është për trajtim në Gjykatën Kushtetuese. “Kjo temë është në Gjykatën Kushtetuese prandaj vendimin e kemi pezulluar dhe si do që të merret vendimi ne do ta respektojmë”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …