Kryeministri Kurti, ka demantuar një deklaratë të ministres, Donika Shvarc, e cila thotë se nuk ka ende marrëveshje me Serbinë

Kryeministri,  Albin Kurti, ka demantuar një deklaratë të ministres së Jashtme, Donika Shvarc, e cila ka deklaruar publikisht  se e vërteta është që nuk ka ende marrëveshje me Serbinë. Albin Kurti rikonfirmoi duke thënë se Marrëveshja ekziston, dhe se mungesa e nënshkrimit nuk e cenon ekzistencën e saj. Marrëveshja është bërë në Bruksel dhe në Ohër. Është ligjërisht obligative. Këtë marrëveshje e ka adoptuar edhe BE-ja, jo vetëm ndërmjetësit Borrell dhe Lajçak, të cilët kanë konstatuar që kjo është një marrëveshje, por me keqardhje nuk ka nënshkrim për shkak të palës tjetër. Ndërkohë që ne jemi tërësisht në rregull. Mungesa e nënshkrimit bëhet gjykim për Serbinë, por nuk e cenon ekzistencën e marrëveshjes”,  ka sqaruar Albin Kurti lidhur me  marrëveshjen e Ohrit. Ministrja Donika Schwarz  javën e kaluar në një intervistë për gazetën “Diario de Noticias”  ka deklaruar se e vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht, Serbia nuk ishte gati për këtë”, ka thënë Gërvalla, e cila njihet për gabimet, hamendësimet  dhe deklaratat e pamatura.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari …