Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të të shtunën mbrëma me programin e koncerteve

Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të të shtunën mbrëma me programin e koncerteve. Dyshja Daniela la Luz (elektronikë) dhe Natyra Elezi (piano) do të hapin këtë edicion i cili organizohet nga DAM Festival (Kosovë) dhe NEC (Zvicër). Koncerti do të mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë prej orës 20:00. Daniela dhe Natyra janë dy muzikante me prejardhje krejtësisht të ndryshme, në lidhje me edukimin e tyre muzikor. Bashkimi i improvizimit të lirë dhe kompozimit në kohë reale si përbërës kryesorë, e më pas kombinimi i tyre me shkrirjen e elektronikës eksperimentale, xhazit, klasikes, minimales, meditueses dhe ndikimit të folklorit dallon stilin dhe repertorin e dy muzikanteve. Si dy gra “queer” me prejardhje të ndryshme kulturore, qëllimi i tyre është të krijojnë një hapësirë të sigurt të ndërgjegjësimit ndaj të sotmes. Duke përdorur muzikën si një mjet të fuqishëm transformues, ato duan të thyejnë barrierat sociale dhe frymëzojnë dialogimin. Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do të prezantojë programin e edicionit të 3-të deri më 7 prill në Prishtinë, kur edhe do të shpallet fituesi i “Rrëqebullit të Argjendtë” nga juria ndërkombëtare në përbërje prej Antoine Françoise (Zvcër), Susanne Peters (Gjermani) dhe Gregory Charette (holandë/SHBA).

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …