Viola von Cramon:

Viola von Cramon: Albin Kurti duhet të kuptojë se një kompromis është në interes të popullit, i nevojshëm për gjeneratat e ardhshme

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndoshta do të ofrojë ndonjë propozim për zbatimin e Asociacionit, por pyetja është se sa serioz do të jetë propozimi dhe nëse do të përfshijë mendimin e përfaqësuesve të serbëve nga veriu i vendit. Kjo nuk do të thotë se me shumë gjasa do të shohim një zgjidhje për të gjithë dialogun së shpejti”, ka thënë ajo. Albin Kurti duhet të kuptojë se një kompromis është në interes të popullit dhe i nevojshëm për të ardhmen e gjeneratës së ardhshme. Nëse nuk gjejmë një kompromis nga të dyja palët, nuk do të shohim përparim të rëndësishëm në integrimin evropian apo stabilizimin e rajonit. Për mua nuk ka dyshim, ne duhet ta mbrojmë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë që të respektohet ajo që u nënshkrua në Bruksel në vitin 2013, ka saktësuar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Reagime kundër përpjekjeve për tjetërsim të pajisjeve dhe aseteve të Radios-Kosova e Lirë, nga një grup i ish-ishve të stafit

Lidhur me rastin e një grupimi të vetëquajtur, “Ish staf i Radios Kosova e Lirë” …