Kryeministri, Kurti, në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, foli për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencë për gazetarë me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq, foli  për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, duke  vlerësuar lart marrëveshjen e nënshkruar. Albin Kurti tha se kemi rritje të shkëmbimit tregtar me Malin e Zi në  vitin e fundit dhe se gjatë vitit 2022 mbi gjysmë milioni qytetarë janë regjistruar si hyrje-dalje mes Kosovës e Malit të Zi. Marrëveshja për aviacionin civil është shumë e rëndësishme. Një kompani ajrore që ka fluturuar 4 herë në ditë me këtë marrëveshje e shton edhe një fluturim. Deri më tani korridoret shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet ushtarake, derisa fluturimet komerciale nuk realizoheshin. Por, me marrëveshjen që nënshkruam sot hapet mundësia e fluturimeve për kompanitë ajrore. Biseduam edhe për bashkëpunimin rajonal  dhe na gëzon fakti që Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjet në kuadër të procesit të Berlinit, u shpreh, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …